Stublla me Shkollën e parë...

Geschichte von Stublla deutsch

Stublla e Epërme (Viti) është një vendbanim historia e të cilit që nga shekulli i XV-të, përmes argumenteve të ndryshme mund të përcillet në mënyrë kronologjike. Shkolla dhe martirizimi i banorëve të këtij fshati janë ata dy faktorë kryesor që kanë nxitur vazhdimisht interesimin e studiuesëve të shumtë që t' i qasen historisë së këtij fshati nga anë dhe aspekte të ndryshme, në të gjitha fushat e jetës.

Stublla shfaqet në defterin osmano-turk të vitit 1455 po me këtë emër Stublla. (Shih: H. Hadzibegic,..., Oblast brankovica (opsirni katastarski popis iz 1455. godine),Sarajevo, 1972, f. 130-131, këtu cit. Sipas dr. R.Doëi, ështje të onomastikës së Malit të Zi të Shkupit, në librin "Takimet e dom Mikelit II (1993-1994)", f.93, Pr.1995). Kjo dëshmon që ky fshat ka një histori edhe më të lashtë. Në favor të kësaj flet edhe fakti që 25 vjet më vonë, pra më 1477, Stublla na del përsëri në pah. Kështu në një hartë topografike të Shkupit përmendet fshati Caravajkë në verilindje të Stubllës, pra Stublla shërben si pikë orientimi për në këtë fshat, dmth. Stublla ishte vend me rëndësi dhe i njohur për të gjithë. (Shih për këtë edhe në: "Drita", nr. 2/70, 19979, Ferizaj, fq.12. si dhe "Monumenta turcica 2/1", Sarajevë, 1972, fq. 127, 130, 156.). Disa historianë supozojnë se qysh herët në Stubëll ka ekzistuar një shkollë e lartë teologjike, ose së paku në formë të një kolegji ("scuola in forma di colleghio"). Kështu në raportin e vizitatorit apostolik Aleksandër Komulloviqit dhe përcjellësit të tij T. Raggia-s, qe më 1584 i rekomandohet Selisë së Shenjtë hapja e një shkolle të këtillë në territorin e famullisë së Malit të Zi të Shkupit (Montenegro di Scopia), me arsyetim se "aty nuk banojnë e nuk vijnë turqit". (Shih: E.Fermendzin , Acta Bosnae, 339-340; A.Urosevic, Katolicka zupa Crna Gora u Juznoj Srbiji, GSND, XIII, Skoplje, 1933, fq.162). Spas J. Rexhepagiqit (në "Zhvillimi i arsimit dhe sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918",

ETMM të KSAK, Pr. 1970, fq. 47), "sidomos Stublla (afër Gjilanit), fshat që flet gjuhën shqipe ka qenë i përshtatshëm për hapjen e një kolegji të këtillë katolik", në të cilin sipas Dh. Shuteriqit "mësohej filozofia dhe studioheshin klasikët" (Shih: Dh. Sh. "Marin Beëikemi dhe shkrime të tjera", Naim Frashëri, Tiranë, 1987, fq. 92). Do thënë se deri vonë në varrezat e fshatit janë ruajtur themelet e kishës madhështore të Shën Lukës, ndërkaq lëndina përbri varrezave quhet "ara e kishës". Të moshuarit flasin pa hamendje se në këtë vend ka ekzistuar kolegji. Edhe në shek. XVII, shkolla e Stubllës na del në pah në një hartë të shkollave shqipe në Jugosllavi dhe Shqipëri (Shih: J.R. Vep. e cit. f. 52).

Sido që të jetë, (me dëshirë që të mos i përësris gjërat një herë të thëna e të publikuara), edhe në shekujt vijues, shkolla e Stubllës, nga autorë të ndryshëm, përmendet në data të shumta, si: 1846 (vit ky i internimit për në Turqi i banorëve të Stubllës, Binëës, Vërnakollës dhe Terziajve), 1880, 1888 (dr. Fra. Andrija Nikic, Stanje na Kosovu od 1840 do 1890 godine, Split, zbornik Kacic, 1980, f.21-22), 1889, 1892, 1895, 1896, 1905 (datë kjo kur edhe u legalizua, kur u pranua edhe nga pushteti i kësaj kohe-pushtet tjetër...). Në të vërtetë dokumentet dhe autorët që flasin për këto dhe data të tjera vetëm sa tregojnë për vazhdimësinë e kësaj shkolle që nga viti 1584 (pra, 29 viti pas "Mesharit" të Buzukut) e deri në ditët e sotme.

Në vend të përmbylljes: Që nga viti 1990 (në muajin shtator), në Stubëll, në kishën e Shën Gjergjit (njëkohësisht muze i Shkollës së parë legale shqipe në Kosovë), mbahet manifestimi tradicional "Takimet e don Mikelit" dhe ka këtë fizionomi, program: a) Meshën shenjte, b) Akademinë shkencore (nën patronat të ASHK), c) Orën letrare (nën patronat të SHSHK) dhe ë) Programin kulturo-artistik.(Një ditë më parë, ndërkaq, mbahet Ora letrare për fëmijë- e nxënësve filloristë). Do thënë se ky manifestim ka zgjuar interesimin e studiuesve të fushave të ndryshme, duke dhënë kështu një kontribut të ëmuar në histori, letërsi, gjuhësi, art, teologji, onomastikë, etnografi e në shumë lëmenj të tjerë.

Teksti: S. GJERGJI